Një 64-vjeçar i shpallur në kërkim për ngacmim seksual është arrestuar në Tiranë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kapën shtetasin në kërkim P. Ç., 64 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Ngacmimi seksual”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë.