Lëkundje tërmeti janë shënuar mbrëmjen e sotme në shtetin fqinj. Tërmeti me magnitudë 4.4 ballë kishte epiqendër në Pozzuoli, ndërsa është ndjerë edhe në Napoli dhe komunat e tjera përreth.

Toka filloi të dridhej fillimisht rreth orës 19:51, ndërsa lëkundjet e fundit janë ndjerë rreth orës 20:10 të mbrëmjes së sotme.

Tërmeti i orës 19:51 ishte me magnitudë 3.5 ballë dhe ndodhi në një thellësi prej 3 kilometrash, ndërsa ai në orën 20.10 kishte një magnitudë 4.4 dhe është konsideruar si më i forti në 40 vitet e fundit.

Lëkundjet e fundit janë ndjerë edhe në zona si: Quarto , Casavatore dhe Giugliano në Campania.

Në video të publikuara nga mediat italiane në disa banesa dhe nëpër supermarkete, objektet bien në dysheme

Banorët të frikësuar kanë dalë jashtë ndërsa mediat shkruajnë se ishte lëkundja më e fortë në 40 vite.