Shpallet në kërkim ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se ish-deputeti Ndoka është shpallur në kërkim pas megaoperacionit me urdhër të SPAK-ut, ku janë lëshuar mbi 40 urdhër-arreste.
Nuk dihen ende akuzat që rëndojnë mbi Ndokën.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar në vitin 2019 pasurinë e ish-deputetit, i cili u arrestua në në tetor të vitit 2018 në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash.
Ish-deputeti rezultoi i përfshirë në tjetërsim pronash në zonën e Kunes dhe Rana e Hedhun në Shëngjin.
Kujtojmë këtu se në shtator të vitit 2015, Ndoka dorëzoi mandatin e deputetit, sepse u prek nga ligji i dekriminalizimit, pasi kishte një dënim në Itali.