Sot vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Korçë, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.
Për zjarre në pyeje nuk ka rrezik, ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 22 °C;
në vendet e ulëta: 12 / 24 °C;
në vendet malore: 9 / 16 °C.