31-vjeçari Ergys Arrazi ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten dhe 3 fëmijët, të cilët dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna, teksa deri më tani është gjetur vetëm trupi i vajzës 9 vjeçe.
Në deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës, Arrazi i ka qëndruar deklaratës së tij të bërë tre ditë më parë, kur ka doncuar humbjen e bashkëshortes dhe fëmijëve, fëmijët pa patur idenë se ku ndodheshin.
Arrazi është shprehur se ka patur një marrëdhënie normale me bashkëshorten dhe fëmijët duke thënë: “Nuk e kam idenë përse bashkëshortja ka ndërmarrë këtë veprim”.
Bëhet me dije se në momentin kur i është komunikuar se njëra prej vajzave është gjetur e pajetë, ai ka qëndruar i ftohtë duke mos bërë asnjë reagim.
Arrazi nuk ka pranuar asnjë prej dy veprave penale që rëndojnë mbi të “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”, duke deklaruar se nuk është ai shkaktari i kësaj ngjarje të rëndë.
Po ashtu dyshohet se motra e viktimës me datën 2 maj është takuar me Erdgys Arrazin dhe kanë zhvilluar një bisedë e cila dyshohet se lidhet me problemet e fundit të ndodhura në familjen Arrazi.
Motra e viktimës ka deklaruar pas ngjarjes së kunati i saj ka ushtruar dhunë në familje psikologjike dhe fizike, gjë e cila sipas saj ka detyruar të motrën të ndërmarrë veprimin e rëndë.
Gjithashtu policia ka dyshime se prej pak kohësh, Arrazi është parë në shoqërinë e një vajze tjetër gjë e cila dyshohet se ka shtuar konfliktet në familje.
Policia është duke verifikuar çdo dëshmi të mundshme dhe informacione bashkë me prokurorinë për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë.