Bashkia Gjirokaster ka organizuar një tender të denjë për SPAK. Procedura që do shikoni në vijim, është nga ato që të “paketojnë” me pranga dhe të bëjnë gati direkt për në qeli.
Bashkia në fjalë, ka shpërdoruar plot 270 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH në një tender për blerje karburanti. Tenderi mban numrin e referencës REF-94020-01-29-2024 dhe ka si objekt “Loti 1 Naftë benzinë”, me fond limit 22,715,896 lekë të reja pa TVSH ose rreth 270 milionë lekë të vjetra me TVSH.
Shkelja qëndron në faktin se duket fare qartë që gjithçka është bërë që të fitojë kompania e paracaktuar, GEGA CENTER GKG. Themi kështu, pasi nëse shkojmë dokumentat e këtij tenderi, do të vëmë re se kanë marrë pjesë vetëm dy firma.
Njëra ka marrë pjesë sa për “show”, pasi ka ofruar zero lekë. Ndërsa tjetra është kompania fituese, “GEGA CENTER GKG” SHPK, në pronësi të Donikë Gega, bashkëshortes së Paulin Gegës. Gega ka fituar me ofertën 22,715,896 lekë të reja pa TVSH ose gati 270 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.
Në këtë tender, “GEGA CENTER GKG” SHPK ka marrë pjesë si bashkim operatorësh me subjektin tjetër ANEL & CO, në pronësi të Aleksandër Rogo. Por një tjetër fakt shton hije të tjera dyshimi për këtë procedurë.
Rezulton se fituesit kanë ofruar një shifër 100% të njëjtë me fondin limit, një rast ky që rrallë e sheh. Imagjinoni pak se sa guxim kanë patur të gjithë palët e përfshira në tender, aq sa nuk e kanë vrarë mendjen të paktën për të sajuar diçka me letra që nuk do të binte shumë në sy. Thënë kjo, është e qartë se valixhja e perfituesve te Bashkise se Gjirokastrës ka përmasa shumë të mëdha.
Burimi: ”JOQ”