Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji”, ku 56-vjeçari ka qenë duke punuar.
Ai ishte ngjitur mbi vinç për të riparuar një llambë elektrike, por aksidentalisht është rrëzuar dhe ka marrë plagë të rënda.
56-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, teksa ende nuk dihen detaje mbi gjendjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit që mund të kishte rezultuar fatal.