Procedohen dy 17-vjeçarë në Përmet dhe Dervician, drejtonin makinat pa patentë

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban, referuan materialet në Prokurori ku nisën procedimet në gjendje të lirë për 2 shtetas të moshës 17 vjeç, njëri banues në Përmet, tjetri banues në Dervician, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur