Prangoset 56-vjeçari, ishte i dehur në timon, përplasi 3 makina

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier kanë njoftuar arrestimin në flagrancë shtetasin A. V., 56 vjeç, banues në Fier.

Sipas bluve, ai pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 automjete të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur