Pandeli Majko ka shprehur vullnetin për të pranuar mandatin e deputetit të lënë nga Alqi Bllako pas arrestimit nga SPAK.
Mësohet se Majko ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit.
Pas dorëzimit të formularit bëhet verifikimi nga ana e KQZ dhe më pas i jepet mandati.
Alqi Bllako u arrestua me urdhër të SPAK më 1 prill në orën 03:30 të mëngjesit.
Organi i akuzës bën të ditur se emri i deputetit të PS është shënuar në dosjen e incineratorëve në datën 18 mars 2020 si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.