Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të shtunë në Shkodër. Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”.

Kanë qenë dy persona që kanë pasur një konflikt të çastit për motive të dobëta dhe njëri prej tyre ka qëlluar me pistoletë.

Paraprakisht dyshohet se ai ka shtënë në ajër dhe më pas është larguar.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 16:00, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në lagjen “Skënderbeg”, midis shtetasve R. M. dhe E. Ç., ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dyshohet në ajër, dhe më pas është larguar. Nuk ka persona të lënduar”, njoftoi policia.

Po ashtu mësohet se është identifikuar autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje dhe vijon puna për kapjen e tij.

Nga ana tjetër grupi hetimor po vijon punën nën drejtimin e prokurorisë që të sqarojë rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.