Policia e Durrësit vijon kërkimet për Rejdi Furxhi, i cili mbrëmjen së martës plagosi me thikë dy vëllezërit, Klajdi dhe Marvin Bashhysa.
Sipas burimeve nga spitali i Durrësit, dy vëllezërit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ata kanë marë plagë, njëri ne mushkri dhe tjetri në krah.
Policia, krahas kërkimeve për arrestimin e autorit Rejdi Furxhi, po punon për të sqaruar motivin e konfliktit mes tij dhe dy vëllezërve.
Këta të fundit, teksa kanë treguar dinamikën e ngjarjes, kanë refuzuar të bashkëpunojnë me policinë për t’u treguar arsyen e konfliktit.
“Ishim në lokal. Në një moment, më pas erdhi edhe Rejdi. E njohim. Aty filluam të konfliktoheshim”, – kanë thënë për hetuesit dy vëllezërit, pa dhënë sqarim për motivin e konfliktit.