Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Sarandë – Livadhja, pranë fshatit Fanar.
Burime nga vendngjarja informojnë se nga aksidenti ka persona të plagosur, të cilët transportohen në spitalin e Sarandës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për normalizimin e trafikut dhe hetimin për shhkaqet e këtij aksidenti.