Komediani i njohur gjerman, Oliver Pocher, ka shkaktuar mjaft zemërim në komunitetin shqiptar në Zvicër për shkak të fyerjeve raciste.

46-vjeçari gjerman ishte për shfaqje në Cyrih, ku nuk i kurseu komentet raciste për shqiptarët.

“Gjithçka këtu në Zvicër është më e mirë- vetëm një gjë është më e keqe- keni më shumë shqiptarë,” tha Pocher.

“Disa janë këtu ndoshta këtë mbrëmje, të tjerët po vjedhin makina,” tha ai më tej.

Gjatë shfaqjes, një shqiptare e re, e pranishme në sallë, donte të dinte: “Si mund të ndryshoni qëndrimin tuaj ndaj shqiptarëve në Zvicër?”

Kësaj pyetje, Pocher u përgjigj duke thënë: “Unë i dua shqiptarët. Në Shqipëri”.

Aktori i humori tha se nuk e kishte seriozisht, por shtoi: “Këtu ne po luajmë me klishetë”.

Megjithatë, në mediat sociale, reagimet e shqiptarëve ndaj tij kanë qenë të shumta.