Një kamion dhe një “Benz” janë përfshirë në aksident mbrëmjen e sotme në rrugën Lushnje-Berat në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë.
Mësohet se kamioni ishte ndalur në rrugë, pasi i ishte shpuar goma dhe në ato momente, “Benzi” që ka qenë duke udhëtuar në atë rrugë ka frenuar, por kjo nuk e ka shmangur përplasjen me mjetin e tonazhit të rëndë.
Në makinë ndodheshin 3 persona të së njëjtës familje. Për pasojë kanë pësuar lëndime mamaja dhe djali i mitur 13-vjeçar.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin e Lushnjës, ndërsa sipas raportimeve paraprake, i mitur paraqitet në gjendje të rëndë për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.