Policia në Shkodër është vënë në kërkim të një 20-vjeçari, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtoj i Ri të qytetit verior.

Njoftimi i policise:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, po punojnë për kapjen e shtetasit E. P., 20 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.