Një plagosje me thikë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e spitaleve
Burime bëjnë me dije se një person është goditur me thikë.
Dushohet se i plagosur ka mbetur Amatio Gjoka, teksa ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.
Ende nuk dihen detajet e ngjarjes, teksa policia është nisur në zonë.
Autori i plagosjes është identifikuar dhe policia është vënë në ndjekje të tij.