Një sherr në Greqi mes shqiptarëve ka përfunduar me 3 viktima.
Pas vdekjes së shtetasve J. T dhe G. A, rreth 30-vjec, të dy me precedentë penale në fushën e narkotikëve, ka ndërruar jetë edhe personi i tretë i plagosur në ngjarjen e djeshme në Athinë.
Ky i fundit është shtetasi shqiptar i cili pasi doli nga mjeti “Audi” u godit nga një makinë në ecje.
Ngjarja ka nisur fillimisht në rrugën “Krotidou” ne lagjen “Kato Patisia” ku nga një automjet “Mercedes- Benz” është hapur zjarr ndaj drejtuesit të një motori, duke e plagosur rëndë këtë të fundit.
Gjithçka nisi mbrëmjen e të shtunës pak pas orës 21:00 në zonën e Kato Patisja në kryqëzimin e rrugëve Georgiou Nazou dhe Kourtidou.
Një automjet që drejtohej nga një grua dhe një motoçikletë që drejtohej nga një i ri u përplasën me njëri tjetrin dhe kjo solli debat mes palëve.
Gjatë përplasjes, pasagjeri i automjetit me origjinë shqiptare ka nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të drejtuesit të motoçikletës.
Për pasojë ky i fundit mbeti i plagosur rëndë.
Mirëpo pak metra më tutje brenda një automjeti tip Audi po udhëtonte babai i drejtuesit të motoçikletës i cili doli nga makina duke qëlluar në drejtim të shqiptarit.
Ky i fundit hapi zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur.