EMRI-FOTO/ Humb jetën 25-vjeçarja e djegur në hotel “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës

Jugulajm.net
1 Min Read

Ka ndërruar jetë 25-vjeçarja e cila u plagos rëndë në zjarrin që përfshiu hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës më 16 gusht.

Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nga Durrësi, pësoi djegie të rënda në rreth 85% të trupit dhe, pas trajtimit fillestar në Shqipëri, u transferua drejt Turqisë për të marrë mjekim të specializuar. Gjendja e saj vijoi të ishte kritike, por fatkeqësisht Ana nuk arriti ta fitojë betejën dhe ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Ana jetonte së bashku me familjen në zonën e Shkozetit në Durrës. Lajmi i ndarjes së saj nga jeta ka rënduar edhe më shumë dhimbjen e familjes, pas ngjarjes tragjike që i mori asaj shëndetin dhe tashmë edhe jetën.

Zjarri në hotelin “Brooklyn” shpërtheu në orët e para të mëngjesit të 16 gushtit, duke plagosur gjashtë persona. Disa prej tyre u detyruan të largoheshin nga godina përmes ballkoneve për t’u shpëtuar flakëve.

Ceremonia e lamtumirës së fundit për Ana Dyrmishin do të zhvillohet sot, në orën 15:00, në Varrezat e Reja të Durrësit.

Share This Article