Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të marte në aksin rrugor Bilisht – Miras.
Burime bëjnë me dije se një mjet tip “Mercedes Benz” ka humbur kontrollin duke u përplasur fillimisht një mjet tjetër fuoristradë e markës “Isuzu”, e më pas ka përfunduar i përmbysur jashtë rrugës.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Kuç.
Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spitalin e Bilishtit.
Shkak i këtij aksidenti sipas policisë ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara e drejtuesit të mjetit tip “Benz”.
Specialistët e qarkullimit rrugor po hetojnë për shkaqet e këtij aksidenti.