Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër, ku humbi jetën Beqir Devolli dhe mbeti i plagosur Erigers Mela. Paraprakisht, dyshohet se lënda plasëse e vendosur në automjet mund të jetë aktivizuar nga distanca, përmes një telefoni.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, pranë Gjykatës së Gjirokastrës. Beqir Devolli, i cili drejtonte automjetin, ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa po transportohej me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të plagëve të marra nga shpërthimi.
Ndërkohë, Erigers Mela, i cili ndodhej në automjet në momentin e shpërthimit mbeti i plagosur, por raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.




