Arrestohet 18-vjeçari gjirokastrit, drejtonte makinën pa patentë

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article