Piu fotoksinë, humb jetën 63-vjeçari

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në spitalin e Fierit.

Burime nga policia bëjnë me dije se ai ishte transportuar nga familjarët, pasi kishte konsumuar fotoksinë, por për fat të keq mjekët nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë.

“Në spitalin rajonal të Fierit ka humbur jetën shtetasi H. L., 63 vjeç, banues në fshatin Kuman, pasi dyshohet se në banesën e tij ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë”, bën me dije policia.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur