Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në Fushë-Krujë, ku një e mitur ka humbur jetën.
Dyshohet se vajza 2 vjeç është përplasur aksidentalisht nga gjyshi i saj, teksa ai po ecte indietro me makinë.
Pas transportimit të menjëhershëm në spital, fëmija nuk ka arritur që t’i mbijetonte plagëve të marra.
Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 05.02.2024, në Mallkuç, shtetasi M. K., duke drejtuar automjetin në oborrin e banesës së tij, ka aksidentuar mbesën e tij të mitur, dy vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.