Një automjet ka dalë nga rruga në aksin Sarandë-Delvine, ndërsa raportohet për dy të plagosur.

Ngjarja para pak minutash në vendin e quajtur “Qafa e Gjinos”.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur e plagosur drejtuesja dhe pasagjerja:

Anisa Z. 32 vjeç dhe Evelina Sh., 49 vjeç.

Dy të plagosurat janë transportuar me ambulancë në urgjencën e spitalit të Sarandës për të marrë ndihmën e parë.

Mësohet se 32-vjeçarja ndodhet në gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.