Një 31-vjeçare në fshatin Belaj të Shkodrës është proceduar në gjendje të lirë pasi ka ushtruar dhunë ndaj një të mituri 9 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. Z., 31 vjeçe, banues në fshatin Belaj, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një të mituri 9 vjeç, banues në Shkodër.