Procedohet 37-vjeçari, hodhi inerte në “Fushë-Luzat”

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 37 vjeç, banues në Librazhd, pasi ditën e djeshme, është konstatuar duke hedhur inerte, në vendin e quajtur “Fushë-Luzat”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article