George Freeman dha dorëheqjen si ministër i Shkencës në muajin nëntor, por vetëm tani ai zbuloi përmes një shkrimi në blogun e tij se u tërhoq “për shkak se kredia ime rritet këtë muaj nga 800 në 2000 paund, shumë të cilën nuk mund ta përballoja me një pagë ministrore”.
Një deputet konservator ka dhënë dorëheqjen si ministër, pasi paga që merrte nuk i mjaftonte që të shlyente kredinë prej 118.300 paundësh.
George Freeman dha dorëheqjen si ministër i Shkencës në muajin nëntor, por vetëm tani ai zbuloi përmes një shkrimi në blogun e tij se u tërhoq “për shkak se kredia ime rritet këtë muaj nga 800 në 2000 paund, shumë të cilën nuk mund ta përballoja me një pagë ministrore”.
Downing Street nga ana e saj, tha se nuk kishte plane për të ndryshuar qasjen ndaj pagave të ministrave.
Deputet i Norfolk-ut që nga viti 2010, mbajti poste ministrore në qeveritë e njëpasnjëshme konservatore.
Ai ka një karrierë prej më shumë se një dekadë në sektorët e shkencave të jetës dhe teknologjisë përpara se të hynte në Parlament dhe me siguri do të jetë në gjendje të fitojë më shumë para jashtë qeverisë.
Përveç pagës së deputetit prej 86,584 paundësh, tashmë ai është i lirë të bëjë punë të dyta.
Së fundmi shumë pronarë shtëpish po përballen me rritje të forta të pagesave mujore të kredive, për shkak të kontratave me norma jo fikse.
Freeman theksoi gjithashtu pasojat që roli i tij si ministër kishte pasur mbi të dhe familjen e tij.
“Isha aq i rraskapitur dhe i dëshpëruar sa po filloja të humbisja optimizmin, dëshirën e punës në grup dhe përparimit, të cilat janë bazat e arritjeve njerëzore”, tha ai.
Ai shtoi se fëmijët e tij “kanë paguar një çmim shumë të lartë” për zgjedhjet e tij në lidhje me karrierën.
“Politika moderne është një shesh i egër lojërash”, tha ai.
Freeman tha gjithashtu për “The New Statesman” të hënën se financat e tij “nuk janë më ato të mëparshmet” pasi kishte kaluar “një divorc shumë të dhimbshëm” dhe kishte prindërit “të cilët të dy po plaken”.
“Është koha për të përparuar, për të bërë gjërat që ndiej, ato të cilat më është dashur t’i neglizhoj deri tani”, tha ai për revistën.
“Siç tha gruaja ime (e dytë) një ditë më parë, unë nuk jam 26, 36 ose 46 vjeç. Tani jam 56. Gati 57. Tre gurë mbipeshë, 30 vjet më i varfër”, vijoi ai.
Ai tha se do të kandidojë për rizgjedhje në zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti, por tha: “duket sikur do të kemi një qeveri laburiste”.