Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Gjanç të Korçës.
Një 33-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij nga familjarët.
Viktima është shtetasi me inicialet K. N., i cili dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu (çifte).
Policia bën me dije se në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar armën e gjahut që u gjet pranë trupit të pajetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.