Një aksident ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme (25 janar) në aksin rrugor “Fier-Roskovec, në vendin e quajtur “Kthesa e Marinzës”.
U mësua se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe makina ka dalë nga rruga.
Gjithashtu bëhet me dije se drejtuesi i automjetit ka pësuar dëmtime dhe gjendet në spital në kujdesin e mjekëve.
Informacion paraprak:
Rreth orës 19:10, në aksin rrugor “Fier-Roskovec”, në vendin e quajtur “Kthesa e Marinzës”, shtetasi O. F., duke drejtuar automjetn tip “Golf” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë, është dëmtuar shtetasi O. F., i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.