Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. J., 58 vjeç, banues në Gjirokastër, me profesion topograf, pasi e ka kallëzuar shtetasi I. N., se shtetasi 58-vjeçari i ka përpiluar dokumente të parregullta për pronën e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.