Ditën e sotme, një 35-vjeçare në Elbasan, është dëmtuar pas një aksidenti, ku ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë.

Sipas asaj që njofton policia, 35-vjeçarja me inicialet D. K. ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet procedurale në Prokurori për shtetasen D. K., 35 vjeçe, pasi në fshatin Gjyralë, ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë. Nga përplasja është dëmtuar shtetasja D. K., e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.