Greku 39-vjeçar mohon vrasjen e shqiptares 41-vjeçare: Nuk e bëra une, por e…

Jugulajm.net
2 Min Read

39-vjeçari grek e ka mohuar autorsinë e vrasjes së 41-vjeçares shqiptare në Selanik.

Mediat greke shkruajnë se ai ka mohuar ta ketë vrarë partneren e tij dhe se ngjarja e rëndë ka ndodhur kur ai po flinte. 

39-vjeçari grek u arrestua për vrasjen e partneres shqiptare Gjeorgjia Murati në Selanik të Greqisë, e cila ishte në muajin e tretë të shtatzënisë.

Sipas mediave greke, autori pretendon se bashkëpunëtori i tij, që ka rrëfyer krimin, po e implikon në vrasje. 

Në fakt, 39-vjeçari mësohet se ka thënë në dëshminë e tij se atë natë fatale të Vitit të Ri kishte marrë pilula të rënda gjumi për të fjetur dhe kur u zgjua në mëngjes gruaja nuk ishte në shtëpi.

Ai pretendon se shoku i tij së bashku me një bashkëpunëtor të panjohur, vranë 41 vjeçaren dhe ai vetë nuk e kuptoi se ishte në gjumë. 

“Nuk kam bërë asgjë, gjithçka ka ndodhur natën teksa flija”, mësohet të ketë thënë ai në polici.  

Shqiptarja ishte raportuar e zhdukur që prej ditës së Vitit të Ri. Ishte 34-vjeçari, shok me partnerin e gruas, që ka rrëfyer gjithçka duke pranuar se e kishte ndihmuar atë që ta zhdukte trupin në një zonë të pyllëzuar. 

Share This Article