EMRI-FOTO/ Itali, shqiptari 32-vjeçar humb jetën në aksident, kishte 2 fëmijë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në provincën e Mosciano-s në Itali, ku për pasojë ka mbetur viktimë një shtetas shqiptar.

Ky i fundit është identifikuar si Eduart Hoxha, 32 vjeç, baba i dy fëmijëve.

Hoxha është përplasur me automjetin e tij “Fiat” nga një makinë tip “Audi” që drejtohej nga një i ri italian.

Nga përplasja e fortë 32-vjeçari është plagosur rëndë dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve, ndërsa shoferi italian ka pësuar dëmtime më të lehta.

Sipas mediave italiane viktima ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte mbaruar turnin e punës në një kompani aty pranë rreth orës 18:00 ditën e djeshme, kur u përplas për vdekje.

Share This Article