Gjendet në rrugë 1 trup i pajetë nga një kalimtar i rastit

Jugulajm.net
1 Min Read

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e kësaj së premteje në një rrugë rurale në fshatin Dragostunjë, që bën pjesë në Njësinë Administrative Qendër të Bashkisë Librazhd.

Sipas burimeve jo zyrtare, trupi është konstatuar nga një kalimtar i rastit, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.

Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të identifikuar personin e pajetë si dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Aktualisht, nuk dihet nëse bëhet fjalë për një vdekje nga shkaqe natyrale apo për një ngjarje kriminale.

Hetimet janë në fazë paraprake dhe pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të ndihmojë në zbardhjen e plotë të rastit.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka marrë në pyetje banorë të afërt për çdo informacion të mundshëm, që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

Share This Article