Prangoset memalioti 31-vjeçar, dhunoi policin

Jugulajm.net
1 Min Read

Një punonjës policie në Memaliaj është dhunuar fizikisht.

Sipas asaj që njofton policia autori është një 31-vjeçar, i cili ka rënë në prangat e policisë menjëherë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 31 vjeç, banues në Memaliaj, pasi ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article