Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Tiranë, rreth orës 10:20 të mëngjesit.
Në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi F. L.
Fatkeqësisht, punonjësi rreth 38 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e rënies nga lartësia.
Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.