Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas daljes së tij nga salla e Kuvendit ku u votu kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e tij.
“Sot parlamenti antikushtetues, antidemokratike, votoi në kundërshtim me çdo procedurë ligjore për heqjen e imunitetit dhe arrestimin tim.
Sot parlamenti vazhdoi veprën që dështoi më 9 shtator, dy vite më parë. Por në qoftë se dështoi më 9 shtator, ju garantoj se sot do të jetë më i dështuar se kurrë.
Ky vendim jo që nuk do të mundë të realizojë shkatërrimin e opozitës, por do ta mobilizojë atë nën moton ‘o sot o kurrë’ duke i dhënë përgjigje të merituar qeverisë,
Parlamenti përfundoi ne parlamentin e brimës se miut. Rama u fut nga tunelet që ka hapur që lidhin parlamentin me zyrën e Skënder Gjinushit.
Kjo opozitë do të qëndrojë e pamposhtur në mbrojtje të idealeve të saj,” tha Berisha.