Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga plagosja në burgun e Koridhalos të 51-vjeçarit nga Memaliaj, Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi.

Sipas tyre, autori egjiptian 28 vjeçar ishte paguar për vrasjen e Kalemit dhe ai e ka goditur me një bisturi me qëllim prerjen e arteries karotide.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në 14 dhjetor, pak para se Kalemi të lirohej nga burgu ku mbahej për akuzën e hyrjes së paligjshme në territorin grek.

Ai u arrestua pasi u rikuperua nga atentati i 9 gushtit, ku u plagos rëndë me armë në ishullin Paxos të Greqisë.

Sipas mediave greke, autori egjiptian e kishte fshehur bisturinë në pëllëmbën e dorës dhe Kalemin e ka goditur në kraharor, qafë dhe krah.

Pavarësisht se është goditur, Kalemi është mundur të mbrohet disi pasi një i burgosur ka parë lëvizjet e egjiptianit dhe ka paralajmëruar Kalemin. Sipas “Espresso”, egjiptiani vepronte nën urdhrat që vinin nga një tjetër burg grek i “karakterit të veçantë”.