EMRI/ 24-vjeçarja shqiptare humb jetën në Siçili, ra nga çatia duke…

Jugulajm.net
1 Min Read

Shqiptarja 24-vjeçare Ambra Seferi është rrëzuar aksidentalisht nga dritarja e çatisë, duke humbur jetën në Siçili

Mediat italiane bëjnë me dije se 24-vjeçarja shqiptare kishte dalë nga shtëpia, kur iu mbyll dera nga brenda.

E shqetësuar se brenda shtëpisë ndodhej djali i saj 18 muajsh dhe një vajzë dyvjeçare, vajza e shoqes, Ambra tentoi të hynte duke kaluar përmes çatisë.

Për fat të keq, ajo shkeli në një dritare xhami që ndodhej në çati dhe u rrëzua.

Pavarësisht se u transportua me urgjencë në spitalin Milazzo dhe iu nënshtrua ndërhyrjeve reanimatore, 24-vjeçarja ndërroi jetë.

Ambra kishte mbërritur në Itali dy vjet më parë dhe vdekja e saj la komunitetin lokal të tronditur dhe të pikëlluar.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur