inalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 49”.

U kap në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 3 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 53-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informaciove të siguruara në rrugë policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 49″, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. Gj., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, Gjirokastër, duke transportuar me automjetin tip “Volkswagen”, kundrejt fitimit, 3 emigrantë nga vendet MENA, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️