Një 49-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke u vetëvrarë me armë zjarri në banesën e tij në Greqi.
Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur pas një debati që shqiptari ka pasur me ish-gruan që ishte divorcuar së fundmi dhe me të cilën ka dy fëmijë.
Gruaja që jeton në zonën e Kalos Neros, punonte bashkë me punëtorë të tjerë në vjeljen e ullirit në një zonë rurale.
Ai i ka kërkuar të flasë, por ajo ka refuzuar, pas kësaj 49-vjeçari është larguar dhe rreth orës 12 të mesditës ka ndodhur ngjarja fatale.
Sipas autoriteteve, 49-vjeçari ka shkuar në një fermë ngjitur me ullinj, ka kthyer armën drejt vetes dhe e ka shkrepur vetes, duke gjetur menjëherë vdekjen.
Trupi i tij u gjet nga policia në një fermë ngjitur, rreth 100 metra larg vendit, ku gruaja e tij e larguar, së bashku me persona të tjerë, po mblidhte ullinj.