Sot i jepet lamtumira këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi

Jugulajm.net
1 Min Read

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi do të përcilett sot në banesën e fundit.

Homazhet për artistin do të zhvillohen sot, duke filluar nga ora 12:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 14:00 në varrezat e qytetit.

Shpat Kasapi u nda nga jeta papritur më 26 nëntor, në Itali, pas një arresti kardiak. 40-vjeçari kishte shkuar në Itali për të kryer disa vizita për djalin e tij të vogël, Roelin.

Share This Article