Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e sotme dy persona, të cilët akuzohen për dhunë seksuale ndaj një 23-vjeçareje nga Shqipëria, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
E reja shqiptare ishte denoncuar e zhdukur në Policinë e Shqipërisë, por dy ditë më parë ajo ëhstë gjetur në komunën e Pejës, dhe u dërgua në spital, ku ju vënë disa ekzaminime.
Pas ekzaminimeve të bëra në Institutin Mjeko-Ligjor, rezultoi se e reja ishte dhunuar seksualisht nga dy persona, ku njëri prej tyre rezultoi të ishte baba ii ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Valon Berisha.
“Pas një pune intensive operative nga Policia e Kosovës, me autorizimet e Prokurorit të Shtetit sot janë arrestuar dy persona. Të njëjtit janë ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit për veprën penale “Dhunimi”. Gjithashtu Prokurori ka urdhëruar që të sekuestrohet vetura me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale dhe të sigurohet vendi i ngjarjes, ku dyshohet se është kryer kjo vepër penale” – ka zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
Pas lajmit të arrestimit të babait të ish-deputetit Berisha, Nacionale ka kontaktuar me ish-zyrtarin e lartë të Kosovës, i cili është shprehur se është njoftuar nga fqinjët për këtë rast, pasi ai vetë ndodhet në Zvicër.
“Pasha besën qetash janë duke më thirrë kojshitë, unë jam në Prishtinë. Jam kanë në Zvicër, unë nuk kam asnjë infomacion” “Nuk po muj me marrë në telefon… se kam askënd une atje. Nanën e kam këtu, baba është në Pejë. Kojshitë më thirrën, nuk është Shabani ksajde e tash po nisna për Pejë ta shoh se çka është puna…Baba i ka 65-66 vjet” – i ka thënë ish-deputeti Berisha.