EMRI/ Mjeku dhunohet nga 3 persona të maskuar

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e kësaj së marte, ku një mjek dyshohet se është dhunuar nga tre persona të maskuar.

Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë qenë të pajisur me shkopinj bejsbolli dhe armë, me të cilat dyshohet se kanë sulmuar mjekun Martin Prenga në fshatin Konaj, në zonën e Fanit, Mirditë.

Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e ngjarjes, ndërsa priten detaje të mëtejshme lidhur me gjendjen shëndetësore të mjekut, si dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.

Share This Article