Një ngjarje dhune ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku ish-drejtuesi i repartit zjarrfikës është dhunuar me sende të forta në lokalin e tij.
Sipas informacioneve paraprake ndaj Armand Aliaj, ish-drejtuesi i zjarrfikëses në Mallakastër, kanë ushtruar dhunë fizike dy persona, të cilët ende nuk janë identifikuar.
Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime në pjesën e ballit.
Burime nga spitali bëjnë me dije se Aliaj ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ka pasur nevojë për qepje të plagës.
Më pas, ai është transportuar drejt Spitalit të Fierit për ekzaminime të mëtejshme.
Gjendja e tij shëndetësore raportohet e qëndrueshme.
Për ngjarjen është njoftuar Komisariati i Policisë Mallakastër, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personave të dyshuar.




