Një 61-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali pasi është rrëzuar nga skela ku punonte.
Ngjarja ka ndodhur në Borghetto Santo Spirito, në zonën e Savonës.
Ambulanca mbërriti me njëherë në vendin e ngjarjes, por shqiptari nuk mundi dot të mbijetonte.
61-vjeçari është rrëzuar nga kati i katërt, nga një lartësi rreth 10 metra dhe nuk ka mundur të shpëtojë.
“Është një tragjedi, ne vajtojmë një tjetër vdekje të papritur dhe një familje tjetër të shkatërruar.
Nuk ka fjalë, tani hetimet do të marrin rrugën e tyre për të konstatuar me saktësi se çfarë ka ndodhur dhe hedh dritë mbi të gjitha aspektet e çështjes”, ka thënë kryetari i bashkisë së Borghetto, Giancarlo Canepa.