SPAK ka nisur hetimin pasuror për këngëtaren Elvana Gjata, pasi i doli emri në komunikimet e Ervin Matës në telefonat e koduar SKY ECC.

Prokuroria e Posaçme do të hetojë pasurinë e këngëtares së njohur pasi në bisedat e Ervin Matës përmendej emri i këngëtares dhe shuma të konsiderueshme parash që do të transferoheshin nga llogaria e saj.

Në përgjimet mes Ervin Matës, dhe Erzen Breçanit dhe djalit të tij Eralbit, flitet për transferimin e shumave deri në 500 mijë euro, nga llogaria e Elvanës.

Nën hetim janë edhe pasuritë e familjarëve të Ervin Matës dhe 10 personave të akuzuar si pjesë e grupit kriminal.

Ky hetim përfshin verifikimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme që kanë në emër të tyre 11 të akuzuarit dhe familjarët e tyre, përfshirë këngëtaren e njohur.