Merr flake nje banese perdhese ne lagjen “Manalat i Dytë” ne Gjirokaster.
Ne vendngjarje kane shkuar forcat e PMNZSH te cilat po luftojne me flaket.
Zjarri ka rene ne banesen e Remzi Canit, ku fatmiresisht deri me tani nuk konstatohen deme ne njerez, vecse materiale.
Mesohet paraprakisht se zjarri ka ndodhur per shkak te rrezistences elektrike te ngrohjes, e cila ka qene lene jashte vemendjes se bujtesve te shtepise.