Shkarkohet vetëm 8 muaj pasi mori detyrën, drejtori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismailaj.
Vendimi i ministrit të Brendshëm ka motivacion zyrtar, performancë e ulët, ndërsa shkarkimi vjen pas ankesave të shumta që qytetarët dhe bizneset kanë patur në adresë të tij për vendime arbitrare.
Ismailaj erdhi në këtë post në Mars të këtij viti si pasuesi i Dallëndyshe Bicit, por u bë drejtori më jetëshkurtër i IKMT gjatë qeverisjes Rama.
Në vendin e Ismailajt është emëruar Ervin Hoxha, i cili deri më sot ka drejtuar Shërbimin e Provës, drejtori në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.
Më parë Ismaili ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, ku do të mbahet mend për implementimin e sistemit 41 bis.
Ai gjithashtu ka mbajtur postin e drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve, si dhe postin e nëndrejtorit të pastrimit të Parave.